Për fituesin e Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, pushimet në Dubai morën një drejtim krejt tjetër. Ai ka mbetur i izoluar në Emirate pas pezullimit të fluturimeve, nga zhvillimet e fundit atje.
Së fundmi, Driloni ndau në Instagram një pamje të njoftimit emergjent që po merr në telefon. Autoritetet udhëzojnë qytetarët: “Për shkak të situatës aktuale, kërkoni strehim në ndërtesën e sigurt më të afërt dhe qëndroni larg dritareve. Prisni udhëzime”.
Mbi foton e postuar, ai shkroi shkurt: “Alarmi im çdo mëngjes”. Fatmirësisht, Driloni është i sigurt dhe në pritje për t’u rikthyer së shpejti në Prishtinë.



Leave a Reply