Kënga hit e ndër viteve, “Zemra e re”, nga Labinot Tahiri ka përjetuar një rikthim të jashtëzakonshëm kohët e fundit, duke u bërë një trend i vërtetë viral falë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Suksesi i këtij projekti mori përmasa të reja kur vetë Labi ishte i pranishëm në natën e finales së madhe të programit, për t’ia kënduar këtë këngë drejtpërdrejt Elijonës. Ky ishte padyshim një nga momentet më të komentuara të asaj mbrëmjeje.
Megjithatë, duket se jehona e këngës nuk është ndalur vetëm me përfundimin e formatit televiziv. Së fundmi, një video në rrjetin social TikTok ku shfaqet Elijona së bashku me ish-banorin tjetër, këngëtarin Kushtrim Kelani, ka marrë dhenë duke përdorur pikërisht kolonën zanore të “Zemra e re”. Nisur nga ky reagim masiv i publikut, Labinot Tahiri ka vendosur të mos qëndrojë indiferent ndaj këtij momenti. Përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka ndarë videon e dyshes duke e shoqëruar me një paralajmërim mjaft interesant.
“Së shpejti një surprizë me këta dy shpirta për publikun”, ka shkruar Labi në Instastory. Ende nuk ka detaje të qarta nga palët nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri, një remake të këngës së famshme me praninë e dyshes së BBVK, apo ndonjë projekt tjetër të përbashkët. Ajo që mbetet e sigurt është se kapitalizimi i këtij momenti viral në TikTok dhe përfshirja e emrave më të lakuar të momentit, është padiskutim një lëvizje shumë e zgjuar dhe në kohën e duhur për tregun e sotëm muzikor.



Leave a Reply