Pas Kristit, sonte del Mateo nga BBVA! Çfarë po ndodhë

Pas eliminimit të Kristit, lajmi që po bën bujë në rrjet është se Mateo do të dalë sonte nga shtëpia e Big Brotherit.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë produksioni i këtij reality show, të cilët përmes një postimi të bërë në Instagram tregojnë se Mateo do të jetë i ftuar për një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”.

Në postimin e bërë konfirmohet se në orën 21:00 Mateo do të jetë në emsionin e lartpërmendur.

Nuk dihet ende nëse intervista do jetë nga shtëpia e Big Brother apo Mateo do vij në studion e në emisionit “Goca dhe Gra”.

Ditën e sotme produksioni befasoi me vendimin e marrë ndaj artistit Kristi Lamaj, i cili u përjashtua nga gara.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*