Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vëmendja e publikut është përqendruar te Mateo dhe Brikena.
Dyshja ka kaluar momente mjaft të afërta me njëri-tjetrin përpara se të flinin, duke shfaqur një kimi që nuk ka mbetur pa u vënë re nga ndjekësit e shumtë të formatit.
Gjatë qëndrimit në shtrat, ata janë parë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer ledhatime mes duarsh, një veprim që tregoi afrimitet të ndjeshëm mes tyre.
Reagon motra e Mateos nga jashtë
Ky afrimitet nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e familjarëve. Motra e Mateos, Kejsi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke ndarë pamjet e dyshes në momentin kur ata mbanin duart.
Me një shënim shoqërues ku shkruhej “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”, ajo ka treguar se po e ndjek me vëmendje dhe dashuri rrugëtimin e të vëllait.
Familjarët japin “bekimin” e tyre
Ky nuk është sinjali i parë që vjen nga familjet e konkurrentëve. Vetëm dy ditë më parë, u vu re se familjarët e Mateos dhe Brikenës kanë filluar të ndjekin llogaritë e dy banorëve në Instagram. Ky veprim është interpretuar nga fansat si një konfirmim që të dyja familjet janë pro pëlqimit, duke u dhënë një lloj “bekimi” virtual për këtë raport të tyre. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply