Do të habiteni/ Zbulohet konkurrenti i parë i “Ferma VIP 3”

Ethet e pritjes për sezonin e tretë të “Ferma VIP” kanë nisur, ndërsa kurioziteti i publikut është në kulm, veçanërisht pas konfirmimit se timonin e moderimit do ta marrë Arbana Osmani.

Ndërsa reality show pritet të startojë në 13 mars, “Revista Bordo” ka zbuluar ekskluzivisht emrin e parë që do t’i bashkohet kastit të fermerëve VIP.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Romir Zalla.

I dashur për publikun shqiptar përmes roleve të tij ikonike në “Portokalli”, teatër dhe film, Zalla do të lërë përkohësisht skenën dhe dritat e studios për t’u përballur me sfidat e jetës në natyrë dhe punët e vështira fizike të fermës.

Pjesëmarrja e tij premton momente interesante, pasi publiku do të ketë mundësinë të njohë një anë tjetër të aktorit, larg petkut të personazheve, në bashkëjetesë me figura të tjera publike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*