‘Gjesti është me Diellzën’, Xheneta i kthehet menjëherë ndjekësit

Kanë kaluar më shumë se një vit nga përfundimi i Big Brother VIP Kosova 3, por duket se “fantazmat” e së kaluarës nuk kanë ndërmend t’i ndahen Xheneta Fetahut. Edhe pse secili ka vazhduar jetën e tij dhe ujërat kanë rrjedhur, ndjekësit në rrjete sociale janë ende të fiksuar pas dinamikave të vjetra, duke mos humbur asnjë rast për t’ia rikujtuar Gjestin, madje edhe në postime që s’kanë asnjë lidhje me të.

Së fundmi, në një video të postuar në TikTok ku Xheneta shfaqej e qetë duke realizuar grimin e saj të radhës, një komentues vendosi t’i jepte “të rejat” e fundit, duke i shkruar me bindje se “Gjesti është bashkë me Djellzën”.

Reagimi i Xhenetës ishte epik dhe tipik për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra që kemi parë edhe brenda shtëpisë më të famshme.

Ajo nuk e ka injoruar komentin dhe as nuk është nervozuar, por ka kthyer një përgjigje që praktikisht i vë kapak gjithë diskutimit dhe dramës së fansave.

“Ishalla me fmi sa ma shpejt se mshurdhut,” ishte replika e saj, e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Me këtë fjali, Xheneta jo vetëm që tregoi se nuk i bëhet vonë aspak për statusin sentimental të ish-banorit, por ironizoi duke u lutur që ai të krijojë familje sa më shpejt, me shpresën e vetme se kjo do t’i bëjë njerëzit të heshtin njëherë e mirë dhe ta lënë të qetë.

Duket se bukuroshja e ka lënë pas atë kapitull prej kohësh, por publiku ka nevojë ende për pak kohë për t’u mësuar me realitetin e ri. / Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*