“O shkerdhat, legen” plas keq mes Gimbos dhe Rogertit

Një tjetër përplasje e fortë është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, kësaj radhe mes Rogertit dhe Gimbos, gjatë një sfide kreative me temë dashurinë në kuadër të festës së Shën Valentinit.

Banorët kishin për detyrë të pikturonin një tablo që simbolizonte mënyrën se si e perceptojnë dashurinë, por atmosfera artistike u tensionua papritur.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë, debati mes dy konkurrentëve degradoi shpejt nga fjalët në kontakt fizik të lehtë, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për t’i ndarë.

Në momentin kulmor të konfliktit, Rogerti dëgjohet duke i drejtuar Gimbos fjalë fyese, gjë që e përshkallëzoi edhe më shumë situatën dhe shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale. Shikuesit kanë nisur menjëherë diskutimet, ku një pjesë kërkon masa disiplinore nga produksioni për gjuhën dhe sjelljen e përdorur.

Mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” do të ndërhyjë me ndonjë vendim zyrtar apo ndëshkim për incidentin që prishi sfidën dhe tensionoi atmosferën në shtëpi.

@bbavip4you

#foryoupage #bigbrother #albania #bigbrothervipalbania #foryou

♬ original sound – bbvalbania4you

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*