‘Do të jetë emocionuese’, Dini zbulon detaje nga finalja e BBVK

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante me ndjekësit e tij në Instagram, duke paralajmëruar një finale të paharrueshme.

Një finale plot emocion

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit (Ask me a question), Alaudini u pyet nëse kjo finale do të jetë më ndryshe nga të gjitha finalet e formatit “Big Brother” në botë. Ai u përgjigj duke premtuar një finale shumë emocionuese.

“Finalja mendoj që do të jetë shumë, po shumë emocionuese,” u shpreh ai.

Skenografi speciale për natën e madhe

Përveç emocioneve, moderatori zbuloi se po punohet intensivisht në anën vizuale të spektaklit. Ai njoftoi se po përgatitet një skenografi e veçantë, e krijuar enkas për natën e 27 shkurtit, datë kjo kur do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicioni.

Kujtojmë që kjo finale po pritet me kureshtje të madhe nga publiku, ndërsa paralajmërimet e moderatorit vetëm sa e kanë shtuar entuziazmin për atë që pritet të ndodhë në natën finale. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*