Banori arratiset nga BBVA? Çfarë ndodhi mbrëmë brenda shtëpisë

Screenshot

Një situatë e pazakontë ka krijuar panik për disa minuta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke ngritur dyshime për një shkelje të rëndë të rregullave.

Gjatë orëve të fundit, u krijua përshtypja se një nga banorët kishte tentuar të largohej nga shtëpia duke kapërcyer murin rrethues. Protagonist i kësaj skene ishte Gimbo, i cili së bashku me Kristin, Mateon dhe Juelën, kishte organizuar një rreng të inskenuar për të testuar reagimin e Selinës.

Në pamjet e transmetuara, Gimbo shihet duke vrapuar me shpejtësi drejt murit dhe më pas “zhduket” nga sytë e banorëve, duke u fshehur pas disa objekteve në oborr. Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij nisën të bërtasin me zë të lartë për ta bërë situatën sa më reale: “O Gimbo… Uaa, iku!”, duke krijuar konfuzion dhe alarm.

Selin, e cila dëgjoi thirrjet dhe u afrua menjëherë, mbeti e tronditur dhe e shqetësuar, duke besuar se Gimbo ishte arratisur vërtet nga shtëpia. Pak çaste më vonë, situatës iu bashkua edhe Miri, i cili u pa i hutuar dhe i paqartë për atë që po ndodhte.

Megjithatë, “arratia” zgjati vetëm pak minuta. Gimbo doli nga vendi ku ishte fshehur dhe iu afrua Selinës për ta qetësuar, duke i shpjeguar se gjithçka kishte qenë një shaka e organizuar. Ai e mbuloi me puthje dhe e siguroi se nuk kishte asnjë tentativë reale për t’u larguar nga loja.

Rrengu ka shkaktuar reagime të shumta edhe te publiku, ku një pjesë e ndjekësve e kanë parë si moment argëtues, ndërsa të tjerë kanë kritikuar banorët për krijimin e panikut dhe konfuzionit brenda shtëpisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*