Puthi konkurrenten në buzë, Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”

Një ngjarje e papritur ka tronditur studion e programit “Për’puthen” gjatë regjistrimeve të fundit.

Sipas burimeve ekskluzive për ‘Revista Class’, personazhi i njohur Laert Vasili është përjashtuar zyrtarisht nga programi pas një veprimi të papranueshëm ndaj një prej konkurrenteve.

Gjithçka ka ndodhur gjatë regjistrimit në studio, ku Vasili ka puthur në buzë njërën nga vajzat konkurrente.

Sipas burimeve të ‘Revistës Class’, ky nuk ishte një moment romance mes tyre, por një veprim i beftë dhe tërësisht i papritur që ka lënë të shtangur të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë vajzën në fjalë.

Veprimi ka krijuar një situatë të lartë tensioni në studio. Produksioni i “Për’puthen” ka reaguar menjëherë duke e konsideruar situatën si shumë të rëndë dhe jashtë çdo rregulli të emisionit. Për këtë arsye, është marrë vendimi ekstrem për largimin e menjëhershëm të Laert Vasilit nga programi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*