Të dielën në Big Brother VIP Kosova 4 u zhvillua një dasmë dhe çifti i përzgjedhur ishte Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj.
Ceremonia u zhvillua pak hapa larg shtëpisë së famshme, gjegjësisht në Klan Arena.
U organizua një event i magjishëm, ku dyshja shkëlqyen, Elijona me vello të bardhë e Klodi me një kostum bardh e zi.
Për atmosferën në dasmë u përkujdes këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi.
Gjatë prerjes së tortës, një moment që mori vëmendjen, ishte kur derisa po e prente i ra në tokë.
Klodi gjithashtu pati një reagim pasi duket se kishte edhe emocione në lidhje me ngjarjen.
Dasma u organizua për lojë, por që pati edhe debate të shumta mes konkurrentëve.


Leave a Reply