Pas spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, ku Alba Pollozhani njoftoi vendimin e saj për t’u mbuluar dhe më pas u largua nga shtëpia, rrjetet sociale janë vërshuar nga reagime të shumta.
Vendimi i Albës ka ndarë opinionin publik, duke nxitur diskutime të gjera, komente mbështetëse por edhe kritika të ashpra. Ndër reagimet që kanë tërhequr vëmendje ka qenë edhe ai i ish-banores së edicionit të tretë, modeles dhe këngëtares Drenusha Latifi.
Latifi ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj, duke mos kursyer as kritikat ndaj produksionit të spektaklit. Ajo ka përmendur drejtpërdrejt producenten Olsa Muhameti, duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, në një reagim të ashpër dhe polemizues.
“Pasha një Zot po më qahen e po më qeshet të njëjtën kohë me këtë Albën edhe atë skenaristen e Shqipnisë, Macetungun/Enverin. Kështu me kqyr holl e holl, mirë i rrin shamija edhe ndoshta pak ato cica i mbulon, po edhe një lutje tek Zoti e kom e udhëzoftë i madhi Zot atë edhe atë skenaristen që kurrë të shkretat s’i ka dashtë kush. Kjo për mendimin tim është për lojë, për vëmendje dhe ndodh si pasojë e një femre që përjetësisht ka qenë e refuzuar nga njerëzit e më së shumti nga meshkujt, siç edhe ka qenë skenaristja e refuzuar dhe ka bo nga Bigu një version përputhje të shëmtuar… Veç Big nuk quhet ky i Kosovës”, ka shkruar Latifi.
Reagimi i saj ka ngjallur debat të madh në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë të tepruar dhe ofendues.
Ndërkohë, largimi i Albës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të momentit, duke konfirmuar edhe një herë se ky sezon po prodhon situata dhe dinamika që mbajnë publikun vazhdimisht të përfshirë.



Leave a Reply