Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë.
E njohur për karakterin e drejtpërdrejtë, ajo ka habitur së fundmi me një deklaratë të dhënë gjatë intervistës së saj në emisionin “Canape”.
Gresa nuk ka ngurruar të japë emrin e personit që ajo mendon se e meriton fitoren e këtij edicioni, duke veçuar Alba Pollozhanin si kandidaten kryesore për çmimin e madh.
“Sot ja kisha jep fitoren Albës,” u shpreh ajo pa asnjë hezitim. E pyetur nga Shpend Lipa për arsyet e kësaj përzgjedhjeje, Gresa dha një përgjigje që ka nxitur diskutime të shumta:
“Se e ka dhonë shpirtin për at loje, sa që e ka degjeneru edhe veten për me fitu at format… domethënë nëse është dikush i lindur për at format un mendoj që është Alba.”
Me këtë deklaratë, Gresa ka lënë të kuptohet se e vlerëson maksimalisht lojën agresive dhe përkushtimin total të Albës brenda shtëpisë, duke e cilësuar atë si personazhin më të përshtatshëm për një format të tillë televiziv.
@televizionit7 “Sot ja kisha jep FITOREN Albes”, Gresa HABIT me emrin se kush duhet ta fitojë këtë Big Brother #T7 #canape


Leave a Reply