‘E shkuar e harruar’, Benita e mbyll me Endrin, vjen ‘reagimi’ i tij

Screenshot

Pas përfundimit të Prime-it, Benita dhe Klodi kanë pasur një bisedë mjaft të sinqertë dhe të hapur. Benita nuk ka kursyer fjalët, duke i shprehur haptazi Klodit pëlqimin që ndjen për të.

Gjatë kësaj bisede, fokusi kaloi edhe te ish-partneri i saj prej pesë vitesh, Endri. Benita u shpreh e prerë për fundin e kësaj marrëdhënieje, duke thënë: “Për Endrin, e shkuar e harruar. Vonë i ka ra mend për mua.”

Ajo sqaroi se i kishte dhënë një mundësi të dytë në të kaluarën, por theksoi me bindje se mundësinë e tretë nuk do t’ia japë kurrë.

Nuk ka vonuar as reagimi indirekt i Endrit jashtë shtëpisë.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një sekuencë nga kënga e tij më e re me titull mjaft domethënës: “Ku janë premtimet?”.

Ky veprim po cilësohet si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Benitës, duke marrë parasysh se gjatë surprizës që i bëri brenda BBVK, ai i kishte thënë se ka bërë një këngë që do lansohet brenda pak ditësh dhe është dedikim për të.

Duket se ndërsa Benita po kërkon të ecë përpara, e kaluara po vazhdon të “trokasë” përmes teksteve të këngëve dhe reagimeve në distancë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*