Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee kanë filluar shumë moti në Big Brother VIP Kosova.
Në Prime u publikua një klip i përmbledhur me përplasjet e tyre, nga ka nisur dhe ku është problemi i tyre.
Ludo e akuzoi Londrimin për disa gjëra dhe tha se do të habiteni se çfarë do të dalë në vazhdim.
“Keni me u habit se çfarë do të dalë, nuk është aq engjull sa duket, keni me e kuptu. False në shumë aspekte”, u shpreh ai.
Tutje tha Ludo Lee: “Do ta kuptoni shumë shpejt, nuk kam qejf të lëshoj të gjithë bombën”.
Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën dhe çfarë do të sjellë Ludo Lee në vazhdim.
Në të kanë qenë të përfshirë edhe banorët e tjerë, të cilët sipas Ludos po i shfrytëzon Londrimi.


Leave a Reply