Nëna “ia dha miratimin” Brikenës, reagojnë familjarët e Mateos

Pas vizitës së nënës të Brikenës në “BBVA” si dhe deklaratës së saj në “Fan Club”, edhe familjarët e Mateos kanë bërë një reagim.

“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrëgjëje”, deklaroi nëna e Brikenës, përcjell Indeksonline.

Familja e Mateos në rrjetet sociale vlerësuan këtë deklaratë duke theksuar se respektojnë çdo familje që zgjedh të komunikojë me gjuhën e dashurisë dhe jo të paragjykimit.

Për ta, parësore mbetet lumturia e Mateos dhe liria e tij për të vendosur.

Ndërkaq, neve na mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë mes dyshes me të përfolur në rrjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*