Veprimi i Dolces në BBVK nuk i shpëton syrit të Feros

Screenshot

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka nisur me ritme mjaft energjike.

Pasi banorët janë zgjuar, “Vëllai i Madh” ka lëshuar në shtëpi këngën e njohur të Feros, “Ride or Die”.

Ky moment ka mjaftuar që Dolce, të nisë një vallëzim plot energji, duke shijuar ritmet e këngës së reperit.

Ky vallëzim i saj nuk i ka shpëtuar as protagonistit të këngës. Fero ka ndarë videon e Dolces në Instastory-n e tij, gjë që tregon se ai po i ndjek zhvillimet brenda shtëpisë.

Fakti që Fero ka zgjedhur të postojë pikërisht Dolcen, ka lënë vend për shumë nënkuptime.

A është një shenjë se artisti mund ta pëlqejë lojën e Dolces nga jashtë, apo vetëm i ka rënë në sy vallëzimi nën tingujt e muzikës së tij? Hmm! Gjykojeni vetë! /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*