Po! Ju mund të takoni banorët e BBVK, ja se si

Produksioni i reality-show-t më të ndjekur në vend, Big Brother VIP Kosova, ka njoftuar një mundësi të artë për të gjithë adhuruesit që dëshirojnë ta përjetojnë spektaklin nga afër. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, bëhet e ditur se personat që do të jenë pjesë e publikut në studio gjatë netëve Prime të së hënës do të kenë përfitime ekskluzive.

Tashmë, çdo spektator i pranishëm në studio ka shansin të bëhet pjesë e një shorteu të veçantë. Fituesi i këtij shorteu do të ketë mundësinë e rrallë për të hyrë live në shtëpi dhe për t’i takuar banorët e këtij edicioni ballë për ballë. Kjo iniciativë synon të afrojë akoma më shumë publikun me personazhet e tyre të preferuar dhe atmosferën e shtëpisë më të famshme.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e kësaj eksperience, produksioni ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit për të rezervuar vendin.

Një detaj i rëndësishëm që vlen të theksohet është se hyrja për publikun në studio është plotësisht falas. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*