Vëmendja absolute e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” është e përqendruar te raporti i shumëdiskutuar mes Mirit dhe Selinës.
Por, gjatë ditës së sotme, rrjetet sociale kanë “shpërthyer” pas qarkullimit të një fotoje që duket se tregon momentin kulminant mes dyshes.
Në imazhin viral, Miri dhe Selin shfaqen në një moment romantik, duke shkëmbyer një puthje në buzë, ndërsa mbi foto është mbishkruar me ironi: “Goca e babit!”.
Megjithatë, entuziazmi i fansave duhet të frenohet. Edhe pse pamja duket bindëse për syrin e lirë, burime dhe ndjekës të vëmendshëm të formatit sugjerojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të realizuar përmes Inteligjencës Artificiale ose montazhit.

Një afrimitet i tillë fizik nuk është transmetuar në asnjë moment nga kamerat e shtëpisë, duke lënë të kuptohet se kjo “puthje” është thjesht pjellë e imagjinatës së fansave dhe teknologjisë, jo e realitetit brenda shtëpisë.


Leave a Reply