Eksperienca e Toney-t në “Big Brother VIP Kosova” përfundoi mbrëmjen e së premtes, por vëmendja rreth tij mbetet e lartë.
Përmes një videoje të ndarë në Instastory nga menaxheri i tij, ish-banori ka gjetur rastin të falënderojë të gjithë ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe dashurinë që i kanë dhuruar përgjatë qëndrimit në shtëpi.
Toney u shpreh tejet mirënjohës për këtë eksperiencë, duke theksuar se fitorja e vërtetë për të nuk ishte paratë, por lidhja me publikun.
“Dashnia e fituar është më e madhe se çdo çmim,” ka deklaruar ai, duke lënë të kuptohet se ndihet i përmbushur pavarësisht largimit nga gara për çmimin e madh.
Ndërkohë, në një video tjetër menaxheri i tij Bini Diez, ka publikuar Toneyn, i cili shihet i veshur me një duks që mbart një mesazh: “20K” – shifra që banorët hoqën nga çmimi i madh për t’i mundësuar atij rihyrjen në shtëpi.
Bini Diez nuk i ka kursyer komentet: “Çka janë 20 mijë euro për këtë djalë?” dëgjohet të thotë menaxheri në video, duke treguar se vlera e Toney-t si person dhe artist i tejkalon shifrat monetare që u diskutuan aq shumë brenda dhe jashtë shtëpisë.


Leave a Reply