Situata Finem vs. Butrint, vjen reagimi i menaxherit të këngëtarit

Prej ditës së djeshme, rrjetet sociale (kryesisht TikTok) po ziejnë nga zërat për një përplasje të ashpër fizike mes Butrint Imerit dhe Finem.

​Në vorbullën e këtyre spekulimeve që po qarkullojnë prej më shumë se 24 orësh, u lakua edhe emri i menaxherit të Butrintit, Denis Avdiu. Thashethemet shkonin deri aty sa aludohej se ai kishte pësuar lëndime gjatë incidentit.

​Por, pak më parë ka ardhur “reagimi” vizual që hedh poshtë këto pretendime.

​Denisi ka publikuar një video në InstaStory nga makina, ku shfaqet krejtësisht i qetë. Ajo që vërehet menjëherë është fytyra e tij e pastër, pa asnjë shenjë dhune apo gërvishtje.

​Kjo paraqitje e tij duket se i jep fund dilemave për përfshirjen e tij fizike në këtë histori, ndërkohë që palët e tjera ende kanë zgjedhur heshtjen. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*