Miri, anëtari i grupit të njohur “West Side Family”, njihet për jetën e tij shumë private dhe larg vëmendjes së mediave rozë. Për dallim nga shumë personazhe të tjerë të skenës, ai ka zgjedhur që jetën familjare ta mbajë hermetike, duke u fokusuar kryesisht te muzika dhe trashëgimia e grupit që la gjurmë në pop-kulturën shqiptare.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto ku këngëtari shihet krah bashkëshortes së tij. Ajo që bie në sy dhe që ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve është fakti se partnerja e Mirit nuk është shqiptare. Në imazhet e publikuara, çifti duket mjaft i lumtur, duke shijuar momente të veçanta së bashku.

Në fotot e qarkulluara, çifti shfaqet në atë që duket si dita e tyre e martesës, ku bashkëshortja mban një vello elegante dhe një buqetë me lule të bardha.
Gjithashtu, në njërën prej fotove shihet edhe vajza, duke dëshmuar kështu portretin e plotë familjar të artistit, i cili prej kohësh jeton jashtë kufijve të Shqipërisë.



Leave a Reply