Pas një periudhe të përfolur në media, Lela Seferi ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e saj private.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila u bë e njohur për publikun jo vetëm për lojën e saj, por edhe për romancën me Leon, duket se tashmë është fokusuar plotësisht te vetja dhe pavarësia e saj.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, Lela ka njoftuar ndjekësit e saj se ka nisur zyrtarisht zhvendosjen në një ambient të ri banimi.
“Sot ja kom nis me i kalu krejt sendet e mija te banesa e re”, ka shkruar ajo mbi një foto ku shihet kuzhina e saj moderne, duke lënë të kuptohet se kjo është një banesë ku ajo do të nisë një kapitull të ri.
Kujtojmë se Lela dhe Leo u njohën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “BBVK”, ku krijuan një lidhje që u përcoll me shumë interes nga fansat. Megjithatë, jo shumë kohë më parë, çifti i dha fund lidhjes së tyre, duke lënë pas kujtimet e asaj romance televizive.
Lajmet e mira për ndjekësit e saj nuk mbarojnë këtu. Përveç njoftimit për banesën, Lela ka premtuar se shumë shpejt do të realizojë edhe një “Home Tour” (shëtitje nëpër shtëpi), për të ndarë me fansat çdo detaj të ambientit ku do të jetojë tash e tutje. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply