Dyshimeve u erdhi fundi! Çifti i dashur i këngëtarëve, Drilon Jahdauti dhe Beslira Xhafaj, kanë ndarë me publikun lajmin më të ëmbël: ata po bëhen prindër për herë të parë.
Pas një periudhe hamendësimesh se mos vallë Beslira është në pritje të ëmbël, konfirmimi ka ardhur pak minuta më parë, dhe nuk mund të ishte më kreativ se kaq.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Driloni dhe Beslira shfaqen duke ecur plot stil, ndërsa prezantojnë atë që ata e quajnë me humor “makinën e tyre të re”. Por, surpriza nuk ishte ndonjë automjet luksoz, por karroca e bebes!
“E kjo është makina jonë e re,” – shkruhet në videon ku çifti shfaqet duke shtyrë karrocën, ndërsa në mbishkrim kanë shtuar me nota humori: “Makina jonë e re për vitin 2026”.
Ky postim ka konfirmuar zyrtarisht se viti 2026 do t’i gjejë ata me statusin e ri të prindërve, duke sjellë shumë gëzim te ndjekësit dhe kolegët e tyre.
Urime çiftit për këtë kapitull të ri! /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply