Mungoi dy javë, Lela zbulon ndërhyrjen që bëri

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka thyer heshtjen pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje nga aktivitetet publike. Bukuroshja ka zbuluar se arsyeja e mungesës së saj vizuale ka qenë një ndërhyrje estetike që ka realizuar së fundmi.

Përmes një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Lela ka konfirmuar se ka kryer heqjen e dhjamit në zonën poshtë mjekrës (në gushë), një procedurë që kërkon kujdes të veçantë pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit,” ka shkruar ajo, duke postuar një foto ku shihet me fashën kompresuese rreth kokës.

Megjithatë, sakrifica duket se ia ka vlejtur për ish-banoren. Ajo shprehet tejet e lumtur me rezultatin: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur nga ndjekësit nëse i ka mbetur ndonjë shenjë, Lela ka publikuar profilin e saj të ri, i cili duket mjaft i definuar. Ajo sqaroi se duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë, ekziston ende një shenjë e vogël, por që është pjesë normale e procesit të rikuperimit.

“Kam një shenjë të vogël poshtë mjekrës për shkak që kanë kalu vetëm 2 javë. Ndërkohë lëkura jem ka me shku gjithmonë tuj u përmirësu e tuj u duk ma bukur derisa të zhduket komplet edhe ajo shenja,” përfundoi Lela.

Me këtë ndryshim, Lela duket se është gati t’i rikthehet angazhimeve me një vetëbesim edhe më të madh.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*