Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi Dhedhes, i është bashkuar trendit viral të rrjeteve sociale për të bërë një rezyme të vitit, duke zbuluar detaje të pathëna nga jeta e saj private dhe financiare përmes një videoje “Unë jam Efi…”.
Deklarata e parë ishte ajo që bëri më shumë bujë. Efi e nisi videon duke thënë: “Unë jam Efi dhe këtë vit kam arritur të kem 1 milionë euro”. Ndonëse kjo deklaratë u shoqërua me një buzëqeshje që linte vend për interpretim (nëse është realitet apo manifestim), rrëfimet e tjera ishin mjaft konkrete dhe personale.
Ajo zbuloi se i ka dhënë fund një historie të rëndësishme dashurie: “Këtë vit kam mbyllur një marrëdhënie 3-vjeçare me shumë dashuri”.
Përtej jetës sentimentale, Efi tregoi se ky ka qenë një vit i transformimit të thellë shpirtëror. Ajo pranoi se ka udhëtuar në 6 shtete të ndryshme dhe ka eksperimentuar me rituale shpirtërore, duke kryer “6 netë ceremoni Ayahuasca”.
Ndryshimet kanë prekur edhe rrethin e saj shoqëror. Efi deklaroi se këtë vit ka humbur të gjithë miqtë e vjetër dhe ka gjetur miq të rinj, ndërsa theksoi se pasuria më e madhe që ka mësuar është liria dhe heqja e maskave për t’iu përshtatur shoqërisë.


Leave a Reply