Gjatë javës që lamë pas, futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, kanë ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë.
Ky moment shënoi një kapitull të ri dhe tejet emocionues në jetën e çiftit.
Prindërit e rinj kanë zbuluar se vajza e tyre quhet Miresa, një emër i veçantë që bashkon simbolikisht elemente nga emrat e tyre.
Deri më tani çifti nuk kishte publikuar ende një fotografi krah vajzës së tyre.
Mirëpo Vesa ‘theu akullin’.
Ajo ndau një video mjaft të ëmbël në rrjetet sociale.
Në këto pamje, Mirlindi shfaqet për herë të parë në rolin e babait, duke mbajtur në krahë vajzën e tij, një imazh që ka përcjellë shumë dashuri te ndjekësit e tyre. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply