Historia e errët që fshihet pas banores së Big Brother: I fejuari iu v ra në oborr, bashkë me motrën

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano.

Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*