Blero bëhet gati për dasmën e tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si të marrë vëmendjen, por mbrëmë i ka bërë të gjithë lëmsh!

Këngëtari i njohur, i cili prej disa kohësh dihet se po shijon një romancë të re dashurie larg syrit të mediave, ka hedhur një “bombë” të vërtetë në orët e vona në Instagram.

Blero postoi një foto bardh e zi që fliste shumë, e megjithatë linte vend për mijëra pikëpyetje. Në imazh shfaqej qartë një fustan nusërie madhështor, me detaje dantelle në mëngë dhe material sateni, tipike për një nuse në ditën e saj më të rëndësishme.

Sikur pamja të mos mjaftonte për të ndezur dyshimet, Blero ia vuri “vulën” me mbishkrimin romantik: “Te dua”, shoqëruar me emoji-n e gotave të shampanjës duke trokitur.

A është kjo “e treta e vërteta”?

Nëse kjo foto konfirmon një dasmë, atëherë Blero po shkon drejt altarit për herë të tretë. Siç dihet nga publiku, artisti ka pasur dy martesa të bujshme në të kaluarën.

Por, duke njohur natyrën e artistëve, dyshimet mbeten të hapura. A bëhet fjalë për një kurorëzim të fshehtë të dashurisë së tij aktuale që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, apo mos ndoshta këngëtari po na paralajmëron për ndonjë projekt të ri muzikor?

Gjithsesi, detaji i fotos duket shumë personal.

Mbetet të presim për të parë nëse Blero do të zbulojë portretin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, apo nëse e gjitha është një strategji e mirëmenduar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*