Prisni pak! Anisa në lidhje dashurie?

Këngëtarja dhe ish banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Anisa Veseli, ka reaguar ashpër përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

E lodhur nga spekulimet e vazhdueshme që po qarkullojnë në portalet rozë, ajo ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë statusin e saj.

Në mesazhin e saj të shkurtër por të prerë, Anisa u ka kërkuar mediave të ndalojnë përfshirjen e emrit të saj në lajme që ajo i konsideron të pavërteta.

“Bollni me këto lajme t’kota tu ma shkru emrin në çdo lajm,” ka shkruar Anisa, duke shprehur qartë irritimin ndaj aludimeve të fundit që e lidhin atë me persona të ndryshëm pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Statusi aktual: “Single”! Për të shuar çdo dyshim, ish-banorja ka konfirmuar se aktualisht nuk është në një marrëdhënie dashurie.

Që nga përfundimi i rrugëtimit të saj në BBVK 3, Anisa ka qenë në qendër të vëmendjes si për karrierën muzikore, ashtu edhe për jetën e saj private.

Megjithatë, me këtë reagim të fundit, ajo tregon se do të jetë vetë ajo që do të komunikojë të vërtetat e saj, duke mos lejuar që thashethemet të marrin vëmendjen kryesore. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*