U shua papritur Shemi i Grupit Ilirët – dyshimet e para se çka i mori jetën?

Këngëtari i njohur nga Kosova, Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.

Sipas burimeve, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online e Kosovës.

Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë, që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*