Kanë kaluar më pak se 24 orë nga ndezja e dritave të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, ku 14 banorë nga fusha të ndryshme të artit nisën aventurën e tyre.
Por, ndryshe nga sa pritej, publiku e ka zgjedhur tashmë të preferuarën e parë, duke shënuar një kthesë të papritur në perceptim.
Ajo është Brikena Selmani. Modelja hyri në shtëpi e paragjykuar për shkak të deklaratës së saj virale kohë më parë (se fliste dy gjuhë: shqip dhe kosovarçe), çka kishte krijuar një imazh jo shumë serioz për të. Por, mjaftuan pak orë që Brikena të përmbyste këtë opinion.
Komentuesit në rrjetet sociale vlerësojnë pozitivitetin e saj, artikulimin e qartë dhe përfshirjen e menjëhershme në diskutime.
Një moment që krijoi lidhje të fortë emocionale me publikun ishte rrëfimi i saj për shkollimin; ajo tregoi se dëshiron të vazhdojë studimet për Juridik, të cilat i ishte dashur t’i linte pezull për shkak të arsyeve personale.
Gjithashtu, një tjetër detaj që ka fituar zemrat e shikuesve është qëllimi i saj fisnik: Brikena u shpreh se nëse do të fitonte çmimin e madh, paratë do t’i përdorte për të ndihmuar qentë endacakë.
Komentet si “E shohim në finale” apo “Fituese” kanë nisur të dominojnë, duke e bërë atë surprizën e këndshme të këtij fillimi.


Leave a Reply