Lajm i keq për fansat e Eshrefit, çka po ndodh me të në prapaskenat e ‘Esref Ruya’

Fansat e Çağatay Ulusoy, mbahuni fort. Në rrjetet sociale dhe portalet turke, po qarkullojnë thashetheme që askush nga ne nuk do të donte t’i dëgjonte. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, zërat për fundin e serialit “Eşref Rüya” janë bërë aq të fortë, saqë është e pamundur të injorohen.

Çfarë po zihet konkretisht në Stamboll?

Burime nga prapaskena thonë se kupa është mbushur. Konflikti nuk është thjesht lodhje, por parimor.

Raportohet se Çağatay ka pasur përplasje të forta sepse nuk pranon që Eşrefi, nga një mbrojtës i lagjes, të transformohet në një njeri që po eliminon kundërshtarët një nga një pa mëshirë. Thuhet se ai ka refuzuar të luajë skena të caktuara tepër të ashpra që janë planifikuar për episodet e ardhshme.

Por paradoksi më i madh është ky: Ndërsa prapaskena thuhet se zien nga tensionet, në ekran po shohim një kimi të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën e sezonit. Fansat në rrjetet sociale po “çmenden” pas skenave mes Eşrefit dhe Nisanit..

Hashtag-u i tyre është kudo dhe komentet thonë se shkëndijat mes dy aktorëve janë arsyeja kryesore që po e mban publikun mbërthyer.

Përflitet se produksioni, duke parë që nuk e bind dot Çağatay-n për drejtimin e ri të skenarit, po mendon opsionin më drastik: mbylljen e krejt serialit rreth episodit 30, sesa ta vazhdojë atë pa protagonistin.

Nëse e keni parë episodin 25, nxitimi për të mbyllur ngjarjet u ndje qartë. Eliminimi i Kasapit ishte momenti që në sytë e plot nga audienca, vulosi këtë rrugë të errët.

Tani duam mendimin tuaj të sinqertë: A do ta ndiqnit ‘Eşref Rüya’ nëse Eşrefi nuk është më pjesë e historisë? A ka kuptim seriali pa të?

Na thoni mendimin tuaj në komente! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*