Gold Ag sjell foton më të ëmbël me nënën e tij

Rep-artisti Gold Ag shpesh ndan momente nga jeta personale, duke theksuar respektin dhe mirënjohjen për nënën e tij.

Ai e ka uruar atë për ditëlindje me një postim të shkurtër, por të përzemërt në Instastory.

Këngëtari ka publikuar një foto të përbashkët, ku shfaqet pranë nënës së tij, duke e shoqëruar me urimin për ditën e saj të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Gold Ag njihet për lidhjen e fortë familjare dhe shpesh ka folur publikisht për sakrificat që ka bërë nëna e tij gjatë viteve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*