Gazetari zbulon fjalët rrëqethëse të Selvijes pas varrimit të Shpat Kasapit

Pas ceremonisë mortore për këngëtarin Shpat Kasapi, miku i tij, gazetari Vlorijan Halili, ka zbuluar detaje rrëqethëse mbi gjendjen emocionale të partneres së Shpatit, Selvijes, me të cilën ai ka djalin trevjeçar, Roelin.

I ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Halili tregoi se e takoi Selvjen për t’i shprehur ngushëllimet dhe për t’i dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.

Ai i kishte thënë se duhet të ishte e fortë për djalin, por përgjigjja e saj tregoi shkallën e vërtetë të shkatërrimit emocional.

Gazetari rrëfeu: “Selvisë, kur i kam shpreh ngushëllime, dhe kur e kam përqaf e di që i kam thënë bëhu e fortë se e ke tash një djalë, për të cilin ti duhesh me vazhdu e me qenë nënë e tij, edhe ma ka bë ‘nuk e di a kam me mujt me vazhdu’.”

Halili theksoi se ajo ishte tërësisht e shkatërruar, sidomos duke marrë parasysh afërsinë e tyre.

“Mundem me thënë që ka qenë e shkatërruar komplet, sepse nuk e ka pritur, qysh nuk e ka prit askush prej neve, ani pse kanë qenë bashkë ditë e natë.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*