Dje i është dhënë lamtumira e fundit në Tetovë këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.
Mes qindra mesazheve të ngushëllimit, vëmendjen e ka tërhequr reagimi i Hoxhë Zekerija Bajramit, i cili ka marrë shkas nga kjo humbje e parakohshme për t’u drejtuar një thirrje të fortë të rinjve.
Në postimin e tij, pasi u lut për shpirtin e artistit duke shkruar “Sot u bë varrimi i të ndjerit Shpat Kasapi, Allahu atë e mëshiroftë, familjes dhe të gjithë dashamirëve ju dhashtë durim dhe për durimin i gradoftë”, ai theksoi realitetin e hidhur të vdekjes.
“Le të jetë vdekja e tij një mësim për të rinjtë tanë, ngase vdekja nuk njeh moshë, por, çdo moment jemi potencial për të na vizituar Meleku i vdekjes (Azraili),” shkroi hoxha, duke e mbyllur mesazhin me lutjen që të gjithë të dalin nga kjo botë “me faqe të bardhë”.


Leave a Reply