Një lajm i keq vjen për fansat e Kerem Bursin

Fansat e aktorit turk, Kerem Bürsin, janë shfaqur të shqetësuar pas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave seriali i tij më i fundit, “Çarpıntı Dizisi” (Dizisi – Seriali), do të përfundojë shumë shpejt.

Në internet janë shfaqur postime që pretendojnë se seriali turk dramatik-romancë, “Çarpıntı”, do të ndalet pas vetëm dy episodeve të tjera.

Seriali “Çarpıntı” filloi transmetimin më 7 shtator 2025 dhe një episod i ri shfaqet çdo të diel në kanalin turk “Star TV”.

Por, a është e vërtetë që seriali i Kerem Bürsin do të përfundojë kaq shpejt?

Të vërteta dhe thashetheme

Nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë apo mohojë thashethemet e përhapura në mediat sociale. Megjithatë, sipas gazetares turke Birsen, seriali “Çarpıntı” do të vazhdojë dhe deri më tani, nuk është marrë asnjë vendim për ndërprerjen e tij. Ky informacion pritet të qetësojë disi komunitetin e gjerë të fansave të Bürsin.

Për çfarë flet seriali “Çarpıntı”?

Seriali “Çarpıntı” rrëfen historinë e Asli-s, e luajtur nga aktorja Lizge Cömert, e cila i nënshtrohet një transplantimi të zemrës nga një vajzë e quajtur Melike Alkan, pas vdekjes së saj të papritur.

Pas ndërhyrjes, Asli tërhiqet në një botë zie, pushteti dhe dashurie të ndaluar me Aras Alkan, i luajtur nga Kerem Bürsin.

Personazhet përjetojnë ndryshime të mëdha dhe kthesa tronditëse pas operacionit të zemrës, ndërsa Aras dhe Asli punojnë së bashku për të zbuluar nëse vdekja e Melike-s ishte thjesht një aksident apo një vrasje. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*