Pritjes së gjatë i erdhi fundi! Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, mbrëmë u bë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Kosova 4, një hyrje që duket se ishte planifikuar dhe pritur prej vitesh.
Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Labinoti tërhoqi vëmendjen me sjelljen e tij. Menjëherë pas hyrjes, ai nisi me veprime që ranë në sy – nga kërcimet e çuditshme e deri tek monologjet direkte me kamerat e shtëpisë, duke kërkuar vëmendje maksimale që në minutat e para.
Reagimi i ashpër i Santianës
Kjo performancë e Labinotit nuk është pritur mirë nga të gjithë. Santiana Maloku, një emër që e njeh mirë atë shtëpi si gjysmëfinaliste e BBVK 2 dhe ish-opinioniste në Big Talk, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, Santiana ka ndarë momentin kur Labinoti shfaqet në ekran, duke e shoqëruar me një cilësim të ashpër: “PALAQO”, të shoqëruar me emojin e kllounit.
Duket se për Santianën, strategjia e Labinotit për të bërë zhurmë që në start, është parë thjesht si një shfaqje jo serioze. Mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm fillimi i një “antipatie” nga distanca mes ish-banores dhe konkurrentit më të ri. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply