Një zhvillim i jashtëzakonshëm dhe historik është zbuluar sonte në natën “Prime” të Big Brother VIP Kosova.
Spektakli që ka mbërthyer shikuesit para ekranit po përgatitet të kalojë kufijtë gjeografikë.
Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë lajmin e madh që pritet të ndryshojë dinamikën e lojës: Big Brother VIP Kosova do të realizojë shkëmbim banorësh me simotren e saj italiane, “Grande Fratello”.
Ky bashkëpunim shënon një pikë kthese për edicionin kosovar, duke e vendosur atë në hartën ndërkombëtare të formatit të famshëm.
Gjatë transmetimit, Hamiti nuk e fshehu entuziazmin për këtë arritje të produksionit, duke e cilësuar si një moment krenarie për Kosovën.
“Kjo tregon forcën e formatit tonë duke marrë mbështetjen e produksioneve të mëdha,” – u shpreh Alaudini para publikut.
Dolce do jetë banorja që do shkojë në këtë aventurë për një javë! /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply