Misteri, ku është Alba Pollozhani?

Kanë kaluar plot 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet një mister i plotë.

Banorja u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, kur situata agravoi në reagime të forta histerike. Alba pretendoi me zë të lartë se produksioni po e “nxjerr keq” në sytë e publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht.

Çfarë ndodhi më pas?

Gjatë transmetimit të programit, u komunikua se me gjendjen e saj po merrej psikologia e formatit për të qetësuar situatën. Megjithatë, surpriza qëndron në faktin se Alba nuk është parë në ambientet e shtëpisë as sot gjatë mesditës, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi vazhdimësinë e saj në lojë.

Diskutimet brenda shtëpisë

Mungesa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Para pak minutash, në një bisedë në dhomën e grimit, Elijona – e cila ka qenë shpesh objekt i sjelljeve bullizuese nga Alba – shprehu habi për mungesën e saj.

“Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj,” – iu drejtua ajo Sasës.

Por, përgjigja e Sasës ishte e prerë, duke lënë pak vend për shpresë se Alba mund të jetë ende pjesë e garës:

“Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?”

Derisa Elijona ende e ka të vështirë të besojë se qëndrimi i Albës mund të ketë marrë fund në mënyrë kaq të papritur, publiku mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*