Befasi e madhe! Lumbardhi nis javën ndryshe, çka po përgatit?

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, ka habitur fansat këtë mëngjes duke publikuar një foto nga seti i xhirimeve, duke lënë të kuptohet se ka ndryshime sa i përket jetës profesionale.

Në postimin e bërë në Instagram, Lumbardhi ka shkruar thjesht “On set”, duke shoqëruar mbishkrimin me një fotografi ku shihet teksa përgatitet për skenat e para, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ai nuk ka zbuluar ende titullin e filmit apo detaje të tjera për produksionin, postimi i tij ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga mediat rozë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Lumbardhi do të ndajë detaje shtesë nga xhirimet dhe nëse projekti pritet të publikohet së shpejti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*