Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë së qeshuri pas videos së fundit që publikoi në TikTok.
Ajo ka organizuar një dasëm të rreme për vëllain e saj, Monin, dhe shoqen e saj Nitën, e cila merr rolin e nuses në këtë ceremoni.
Anisa u kujdes që çdo detaj të dukej sa më real, duke përfshirë dekorime luksoze me lule, një fustan të bardhë nusërie si dhe vendi ku do “mbahej ceremonia e dasmës”.
Videoja shfaqte Monin me kostum elegant dhe “nusen” në fustan nusërie, duke kërcyer dhe duke marrë pjesë në një skenë që imitonte një ceremoni.
Pjesa më pikante e këtij inskenimi ishte një koment në video ku vëllai, Moni, shprehej se po e merrte nusen “me zor sepse e kam tradhtuar”, duke shtuar kështu elementin e dramës dhe humorit.
Kjo nuk është hera e parë që Anisa krijon video të tillë. Vetëm pak javë më parë, ajo kishte publikuar një tjetër TikTok ku inskenohej kinse çifti po fejoheshin.
Këto video me skenarë “funny” të Anisës po bëhen virale dhe duke u pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj për kreativitetin dhe humorin që përcjellin.
Ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë se vetë videoja e dasmës false, ishte një shkëmbim komentesh në TikTok.
Një ndjekëse shkroi: “Do të doja që kjo të ishte e vërtetë”.
Anisa iu përgjigj ndjekëses me një koment: “Edhe unë”, duke lënë të kuptohet se dëshironte që dasma e vëllait të saj të ishte një realitet dhe jo thjesht një skeç i inskenuar. /Prive By Liberta Spahiu
@aan1se Vllaun e martova tek @user53020636355 e ju cka po pritni ? Edhe kongen e re pe qes soon😋 @MONI @Nitademnika #anisaveseli #fyp #foryoupage #viral ♬ original sound – ANISA VESELI🐉


Leave a Reply