Personazhi i dashur i rrjeteve sociale, Egzon Sahiti, ka ndezur spekulimet dhe ka bërë “rrjetin lemsh” me postimin e tij të fundit në Instagram Story.
Me fillimin e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova 4 që pritet të nisë të hënën, postimi i tij ka ngritur pyetjen e madhe: A është radha e tij për t’u bërë banor?
Në Story-n e tij, Sahiti ka postuar një pyetje enigmatike dhe të drejtpërdrejtë: “A ki me hi sivjet a jo?”, duke lënë të kuptohet se e ka fjalën pikërisht për shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ky postim vjen një vit pasi shokët e tij të ngushtë, Laurenti dhe Fitimi ishin pjesë e shtëpisë, duke e bërë këtë spekulim edhe më të besueshëm për ndjekësit.
Kujtojmë se emri i Egzon Sahitit u përfol si banor potencial edhe në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, por ai në fund nuk ishte pjesë e garës.
Ky postim i tij dëshmon se edhe këtë vit, pyetjet dhe kërkesat e ndjekësve për hyrjen e tij në Big Brother VIP janë sërish shumë të mëdha.
Mbetet për t’u parë nëse ky postim ishte thjesht një shaka me ndjekësit për të nxitur kureshtjen, apo nëse vërtet ka marrë një ftesë zyrtare nga produksioni për të qenë banori më i ri i shtëpisë. Një gjë është e sigurt: nëse Egzon Sahiti hyn, do të jetë një prej personazheve më të komentuar.

Leave a Reply