Seriali turk “Eşref Rüya” nuk do të transmetojë episodin e ri sonte, dhe tashmë është bërë e qartë arsyeja zyrtare e kësaj shtyrje.
Faqja zyrtare e serialit ka lëshuar një njoftim, ku konfirmon se episodi i 22-të i planifikuar për sonte, nuk do të transmetohet.
Shtyrja vjen si shenjë zie dhe respekti për një ngjarje të rëndë kombëtare.
Në mesazhin e postuar nga prodhuesit e serialit, shkruhet:
“Urojmë mëshirën e Zotit për ushtarët tanë heroikë që humbën jetën dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe kombit tonë.”
Shtyrja e transmetimit pra, është vendosur për të nderuar ushtarët e rënë.
Se kur do të shfaqet episodi i radhës, pritet një njofim nga zyrtar nga faqja zyrtare e serialit. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply