Një takim i fundit mes disa prej aktorëve kryesorë të serialit vendor, “Kafeneja Jonë”, ka ndezur spekulimet dhe shpresat për një rikthim të mundshëm të serialit të dashur.
Aktorët e njohur, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu dhe Shkumbin Istrefi, postuan së fundmi një fotografi së bashku në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta tek fansat e serialit.
Detaji që mori vëmendjen më të madhe dhe shtoi kureshtjen ishte se ata kishin (etiketuar) edhe faqen zyrtare të serialit “Kafeneja jonë”.
Ky veprim, nxit pyetjen: A ka shpresa për rikthim të serialit legjendar?
“Kafeneja Jonë” mbetet një prej serialeve më të ndjekur dhe të dashur nga publiku shqiptar, dhe çdo lajm apo takim mes aktorëve menjëherë nxit interesin për një vazhdim të mundshëm.
Për momentin, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një projekt të ri televiziv apo thjesht për një takim miqësor mes aktorëve, të cilët kanë ndarë një pjesë të madhe të karrierës së tyre së bashku.
Sidoqoftë, ky takim i thjeshtë ka mjaftuar për të nxitur një valë spekulimesh dhe interesi në rrjetet sociale, duke treguar se sa shumë dëshirohet rikthimi i personazheve të tyre ikonikë. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply