Kur do të rikthehet Gjesti? Ja çka dihet deri tani

Fansat e Gjestit janë në pritje të rikthimit të tij në skenë, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga vetë artisti apo menaxhmenti i tij.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se data e rikthimit mbetet e panjohur.

“Edhe pse po pritet me padurim, ende nuk kemi diçka konkrete”, theksoi burimi.

Pavarësisht thashethemeve dhe pritjeve të shumta, askush nuk mund të konfirmojë nëse ai po përgatit ndonjë këngë të re, koncert, apo një rikthim surprizë në skenë.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të shprehin dëshirën e tyre për rikthimin e tij përmes rrjeteve sociale, duke përdorur hashtag-e dhe mesazhe që shprehin pritjen dhe mbështetjen ndaj artistit.

Për momentin, gjithçka mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar, i cili do të vendosë se kur Gjesti do të rikthehet në skenë./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*