Kush është personi që i ‘ndau’ Anisën dhe Lelën

Një nga miqësitë më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ishte padyshim ajo mes Anisës dhe Lelës. Por, pas përfundimit të formatit, marrëdhënia e tyre nuk duket të jetë si më parë. Së fundmi, në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu, vetë Anisa ka folur hapur për këtë ftohje, duke treguar se kush, ose më saktë çfarë, hyri mes tyre. Ajo ka lënë të kuptohet se pika e kthesës ishte (ish)-partneri i Lelës, Leo.

E pyetur nga Prive By Liberta Spahiu për raportin aktual me Lelën, Anisa pranoi se komunikimi mes tyre është ndërprerë prej kohësh, duke e lidhur këtë direkt me daljen e Leos nga shtëpia e famshme.

“S’ka diçka wow. Raporti jonë është ftohtë prej daljes së Leos. Nuk është që kemi pasur shumë komunikim. Si kemi nejtë bashkë,” tha fillimisht Anisa.

Pavarësisht distancimit, ajo theksoi se ruan respekt të madh për ish-shoqen e saj, duke kujtuar mbështetjen që i kanë dhënë njëra-tjetrës.

“Unë e kam respektuar shumë, jam mundu në çdo aspekt të bëj të ndihet mirë në kohen kur ka qenë vetë. Njëjtë e kam marrë në atë kohë edhe unë. Nuk mundem me thënë diçka që s’është. Çikë e mirë, e respektueshme, e vlerësoj shumë,” vazhdoi ajo.

Kjo deklaratë për Prive By Liberta Spahiu vjen pikërisht në kohën kur prej disa javësh po përflitet intensivisht për një ndarje mes Lelës dhe Leos. Anisa komentoi edhe këto zëra, duke i uruar më të mirat Lelës.

“Po shpresoj që nuk është tu u ndi keq këto kohë për lajmet që i kam ni. Ishalla nuk është e vërtetë se kanë qenë shumë të mirë. Prej meje, e ka gjithmonë respektin e mundshëm edhe pse nuk jena tu folë që ni kohë të gjatë. Ia uroj krejt të mirat. Ishalla e shoh nalt se e ka zemrën shumë të mirë,” përfundoi Anisa. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*