A do të rikthehet Einxhel Shkira para kamerave?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Enixhel Shkira, ka folur për ndjekësit e saj rreth mundësisë së një rikthimi në ekran. Një nga pyetjet më të drejtpërdrejta që mori ishte: “Do të jesh pjesë e ekranit së shpejti? Ti e meriton, njerëz si ty i duhen ekranit.”

Moderatorja u përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se për të, prezenca para kamerave nuk është domosdoshmëri: “Nuk e di çfarë lloj njerëzish i duhen ekranit… por di që mua s’më duhet ekrani për të qenë pranë jush apo para jush. Ka plot forma për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që do.”

Einxhel shtoi se aktualisht prioritet i saj është familja dhe disa projekte profesionale, por nuk përjashton surpriza të ardhshme: “Për momentin kam të tjera aspirata dhe e kam thënë shumë herë se së shpejti do të shihni diçka më shumë. Por jeta familjare ka qenë një prioritet dhe po mundohem të bëj diçka që të ecin të dyja paralel, pa më marrë kohën e çmuar për familjen.”

Me këtë deklaratë, Shkira la të kuptohet se një rikthim në ekran nuk përjashtohet, por çdo hap do të jetë i balancuar me jetën personale, duke ruajtur harmoni mes profesionit dhe familjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*