Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhillit, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj, duke njoftuar humbjen e gjyshes së saj të dashur.
Përmes një postimi prekës në Instagram, Valbona ka publikuar një foto nga spitali, ku shfaqet gjyshi i saj pranë shtratit të të ndjerës. Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të dyfishtë, teksa kujton ndarjen nga jeta të babait.
Në mesazhin e saj, Valbona i përshkruan gjyshërit e saj si “shembulli im qe dashuria e vertete ekziston dhe nuk vdes kurre”.
Ajo shpreh pikëllimin për gjyshin që “mbeti vetëm”, por gjen ngushëllim në faktin se gjyshja e saj tani është “bashkë me babin aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe”.
“Ne mbetem ketu me lot, mall e kujtime qe nuk shuhen kurre. Dashuria juaj do te jetoje pergjithmone ne zemrat tona,” përfundon postimi emocionues i Valbonës. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply