Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, është pyetur nga ndjekësit nëse do të bëhet pjesë e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.
Pyetja vjen në një moment kur publiku ende kujton rivalitetin e bujshëm me Gjestin, i cili pas përballjes në televotim me Drilonin në BBVK u eliminua dhe vetëm pak orë më vonë u bë pjesë e versionit shqiptar të formatit.
Tashmë pas dhjetë muajsh nga fitorja e tij, përgjigja e Drilonit ishte me një opsion të hapur. Ai u përgjigj me një pyetje retorike: “A me hi prap a?”, duke ngjallur menjëherë reagime e hamendësime në rrjete sociale për një rikthim të mundshëm.
Megjithatë, gjasat që të ketë ftesë për “BBV Albania” janë minimale – sepse Driloni tashmë është përqendruar në një tjetër arenë, atë që i fle shpirti: ringun.
Ai do të përballet më 29 nëntor në York Hall, Londër, në një ndeshje që pritet me interes nga publiku dhe fansat e tij në diasporë. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply